Jahni Me Patate Dhe Mish Pule

Share on facebook
Share on twitter
Share on print
Share on email

Përgatitja

20 min

Pjekje

50 min

Vështirësia

2/5

Racione

4

Përbërësit

  • 4 racione mish pule
  • Një kg patate, në copa
  • 2 karrota, në copa
  • Një specë të grirë hollë
  • Një qepë të madhe të grirë hollë
  • Një vazo salc domate ose domate të freskëta në rende
  • 3 thelpinj hudhre
  • Krip, piper, rigon, vaj ulliri

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim në fillim mishin e pulës të larë mirë më parë, pa vaj dhe e lëmë deri sa të mos ketë më lëngje nga mishi në tenxhere. Në këtë moment, shtojmë vajin dhe e skuqim mishin sa të mari pak ngjyrë. Shtojmë qepën dhe mbasi e skuqim pak, shtojmë karrotat, specën, patatet, erëzat dhe pak kripë Shtojmë edhe salcën, ujë sa të mbulohen dhe zjejmë në zjarrë sa më të ngadaltë.

Kur zjejmë në zjarr të ngadaltë, përfundimi është gjithmonë fantastikë se gjellët trashen vetë,pa shtuar as mjellëra,as krem qumështi ( flasë për gatimet në përgjithësi) 10 min para se ta heqim nga zjarri shtojmë majdanozin dhe e kontrollojmë për kripë.

Recetë që çdo amvisë e vjetër në guzhinë, di ta gatuaj, e shkruajtur me aq dëshirë për amvisat e reja.

Receta të reja

Përbërësit

  • 4 racione mish pule
  • Një kg patate, në copa
  • 2 karrota, në copa
  • Një specë të grirë hollë
  • Një qepë të madhe të grirë hollë
  • Një vazo salc domate ose domate të freskëta në rende
  • 3 thelpinj hudhre
  • Krip, piper, rigon, vaj ulliri

Receta të reja