Qofte Me Salcë

Share on facebook
Share on twitter
Share on print
Share on email
Qofte Me Salcë

Përgatitja

1 orë

Pjekje

40 min

Vështirësia

2/5

Racione

4

Përbërësit

  • Gjysmë kg mish të grirë
  • Dy feta buke të lagur
  • Një vezë
  • 4 lugë majdanoz të grirë
  • Dy qepë të mëdha të grira ne rende
  • Dy thelpinj hudhër të grirë
  • Dy lugë uthull
  • Kripë, piper, rigon, pak xhenxhefil
  • Tre lugë vaj ulliri

Për salcën

  • 4 domate të grira në rende
  • Një lugë salcë
  • Një thelp hudhër të grirë
  • Një qepë të grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja

Përgatitja e qofteve.

Përzjejmë mire të gjitha lëndet dhe masën e përgatitur është mirë ta vendosim në frigorifer, të paktën një orë. Formojmë qoftet çfarë forme të duam dhe i skuqim në vaj të nxehtë jo plotesisht.

Përgatitja e salcës

Në një tigan skuqim qepën, hudhrën, domatet, salcën, erëzat dhe kur të mos ketë më lëng nga domatet, shtojmë pak ujë.

E zjejmë 10 minuta. Pastaj shtojmë tek salca edhe qoftet dhe e lëmë të zjejnë bashkë akoma 10 minuta. Është gatim fantastik! Shoqërohet me pilaf, patate të skuqura ose pure patatesh.

Receta të reja

Përbërësit

  • Gjysmë kg mish të grirë
  • Dy feta buke të lagur
  • Një vezë
  • 4 lugë majdanoz të grirë
  • Dy qepë të mëdha të grira ne rende
  • Dy thelpinj hudhër të grirë
  • Dy lugë uthull
  • Kripë, piper, rigon, pak xhenxhefil
  • Tre lugë vaj ulliri

Për salcën

  • 4 domate të grira në rende
  • Një lugë salcë
  • Një thelp hudhër të grirë
  • Një qepë të grirë
  • Kripë, piper

Receta të reja