Reçel Qershije

Share on facebook
Share on twitter
Share on print
Share on email

Përgatitja

1 orë

Pjekje

1.5 orë

Vështirësia

2/5

Racione

-

Përbërësit

  • 2 kg qershi të pjekura mirë
  • Një kg sheqer ( sasia e sheqerit, varet nga ëmbëlsira që përmbajnë qershitë dhe se sa të ëmbël e duam ne reçelin, si në reçelin e qershive ashtu edhe në çdo lloj reçeli që duam të përgatisim)
  • Gjysëm limoni, vetëm lëngun e tij.

Përgatitja

Qershive i heqim bishtat, i lajmë dhe i pastrojmë edhe nga bërthamat ( unë i hoqa me një thikë, duke i ndarë në mes dhe i dolën shpejt bërthamat.

I vendosim në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe vetëm një filxhan të vogël uji ( hedhin pakë ujë sa të fillojnë të zjejnë se nga ai moment do lëshojnë vetë lëngje) dhe zjejmë në zjarrë sa më të ngadaltë. Vetëm gjysëm ore i zjeva duke mbledhur shkumën që del në sipërfaqe.

E lashë të ftohej reçeli dhe vazhdova zjerjen sa u lidh lëngu duke shtuar në minutat e fundit lëngun e limonit.

Siç është akoma i nxehtë, e vendosim në vazo qelqi të lara mirë, i mbyllim me kapakë të rinj dhe i kthejmë përmbys deri sa të ftohen. Në këtë mënyrë izolohen dhe i ruajmë për një koh të gjatë.

Receta të reja

Përbërësit

  • 2 kg qershi të pjekura mirë
  • Një kg sheqer ( sasia e sheqerit, varet nga ëmbëlsira që përmbajnë qershitë dhe se sa të ëmbël e duam ne reçelin, si në reçelin e qershive ashtu edhe në çdo lloj reçeli që duam të përgatisim)
  • Gjysëm limoni, vetëm lëngun e tij.

Receta të reja