Krem Pastiçerie

Share on facebook
Share on twitter
Share on print
Share on email

Përgatitja

30 min

Pjekje

2 orë

Vështirësia

2/5

Racione

-

Përbërësit

  • 2 gota qumësht, mundësisht të freskët (gotë 250 ml)
  • Gjysëm gote me sheqer
  • 3 vezë tre lugë me miellë ose me niseshte
  • Një lugë gjalp
  • Një vanilje ose një lëkurë portokalle i lëkur limoni.

Ky lloj kremi është baza e kremrave në fushën e pastiçerisë Përdoret për mbushjen e turtave, të pastave, kremi për zupat, krem për tarta, krem për ekmek kadaif, për byrek me qumësht ( qumështor) e shumë e shumë llojë embëlsirash të tjera. Sipas ëmbëlsirës që duam të përgatisim, i japim edhe aromën që duam, aromë me vanilje,aromë portokalle,aromë limoni,aromë çokollate, e shumë akoma.

Përgatitja

Në fillim vendosim në një tenxhere qumështin me vaniljen ose me lëkurë portokalle ose limoni, të ngrohet, jo të zjejë.

Në një enë rrahim me telin e vezëve, vezët me sheqerin, kur të jetë tretur sheqeri, shtojmë aty miellin ose niseshtenë dhe i trazojmë mirë deri sa masa të bëhet homogjene dhe të mos ketë më kokrriza nga mielli. Shtojmë aty qumështin e ngrohur pak nga pak, duke vazhduar rrahjen me lëvizje të shpejta që të mos priten vezët.

Masën e vezëve dhe të qumështit që formuam e hedhim përsëri në tenxhere dhe e vendosim në zjarrë duke vazhduar rrahjen me telin e vezëve.

Duhen vetëm pakë minuta që të formohet kremi dhe është gati kur trashet dhe fillonë të mari valë. E fikim, E largojmë nga zjarri dhe në këtë moment shtojmë gjalpin. Mbasi tresim edhe gjalpin duke e trazuar, kremin e vendosim në një enë dhe duhet patjetër ta mbulojmë me letër celofoni për mos të krijuar cipë në sipërfaqe.

E përdorim kur është ftohur plotësisht,por më parë duhet ta përzjejmë mirë ose me telin e vezëve ose me mikser.

Përgatiteni dhe ëmbëlsirat do ju duken lodër në gatim miqtë e mi.

Receta të reja