Komposto Qershije

Share on facebook
Share on twitter
Share on print
Share on email

Përgatitja

Një orë

Pjekje

20 min

Vështirësia

2/5

Racione

-

Përbërësit

  • 2kg qershi të forta dhe jo të pjekura plotësisht
  • 1,5 litër ujë
  • 300 gr sheqer
  • Gjysëm limoni, vetëm lëngun
  • Një shkop kanellë nëqoftë se na pëlqen

Përgatitja

Qershitë i pastrojmë nga bishtat dhe nga bërthamat nëqoftë se mundemi ( unë sot nuk i hoqa dot të gjithave se disa ishin të forta dhe i ndava në mes për tja hequr bërthamën).

I vendosim në vazo qelqi të lara mirë. Në një tenxhere vendosim ujin dhe sheqerin dhe nga momenti që marin valë, zjejmë vetëm 10 min, duke u siguruar që sheqeri është tretur plotësisht.

Shtojmë aty edhe lëngun e limonit dhe kanellën nëqoftë se duam. Me shurupin e nxehtë që përgatitëm, mbushim vazot me qershitë. I mbyllim mirë kapakët, që duhet të jenë patjetër të rinj dhe i kthejmë përmbys duke i lënë ashtu sa të ftohen plotësisht,pastaj i marim dhe i ruajmë në vënd të errët.

Kaq thjeshtë. Kështu qëndrojnë pa prishur për një koh të gjatë.

Në të njëjtën mënyrë mund të bëjmë edhe komposto me vishnje.

Receta të reja

Përbërësit

  • 2kg qershi të forta dhe jo të pjekura plotësisht
  • 1,5 litër ujë
  • 300 gr sheqer
  • Gjysëm limoni, vetëm lëngun
  • Një shkop kanellë nëqoftë se na pëlqen

Receta të reja